Miresevini ne Kurti-07 Sh.p.k

Rreth Nesh

“KURTI-07” sh.p.k është themeluar ne vitin 2007 me seli në Rinas, me një aktivitet prej 10 vitesh në fushën e punimeve të ndërtimit, gërmime, punime të kanalizimeve, sistemime territoresh e zonash të gjelbra, punime në fushën e ujësjellësave, furnizimi me inerte, materiale të ndërtimit dhe transporte të llojeve të ndyshme. Shoqëria jonë është e njohur për të gjitha llojet e punimeve të ndërtimit si dhe në gërmim dhe mbushje, sistemime dhe zhvillime të zonave të gjelbra.

Vlerat Tona

Të ndërtojmë projekte me vlerë, cilësi të padiskutueshme dhe standarde të larta në dobi të klientëve, bashkëpunëtorëve tanë, si edhe komunitetit. Ne besojmë se punonjësit janë aseti më i vyer i kompanisë sonë. Sukseset dhe arritjet e vlerave i kushtohen ekspertizës, profesionalizmit dhe përkushtimit  të tyre. Ne ofrojmë një sistem të shkëlqyer motivimi, si edhe kujdesemi për trajnimin e vazhdueshëm të stafit.

Punimet Tona

“Kurti 07” ofron nje gamë të gjerë shërbimesh duke filluar nga punimet e ndërtimit, gërmime, punime të kanalizimeve, sistemime territoresh e zonash të gjelbra, punime në fushën e ujësjellësave, furnizimi me inerte, materiale të ndërtimit dhe transporte të llojeve të ndyshme.Disa nga punimet tona janë : “TIRANA BUSINESS PARK” ,Aeroporti “Nënë Tereza” Tiranë, Punimet në pjesën e brëndshme të A.N.T.A sha dhe shume projekte të tjera.

Sherbimet Tona

Punime ne fushen e ndertimit

Kurti-07 shpk ofron punime ne fushen e ndertimit te tilla si: ndertime dhe rikonstruksione rrugesh dhe pajisjen e tyre me sinjalistiken perkatese. Ndertime landscape, punime ne fushen e ujesjellesave, kanalizime te rrjeteve elekrike dhe sinjalistikave. Punime betoni te tilla si, godina civile dhe industriale, ndertimi i digave, sistemime sheshesh. Ndertim dhe rikonsruksion trotuaresh, ndricim trotuari, veshje anesore te lumenjeve me mure guri dhe nje sere punimesh te tjera civile.

Punime germimi

Kompania jone eshte specializuar ne gërmimet për objektet ndërtimore, si komplekse pallatesh, terminale, qendra biznesi, kjo fale ekspriences shume vjecare dhe numrit te larte te makinerive qe zoteron. Gjithashtu ofron sherbime germimi për realizimin e rrugëve, skarpatave dhe bazamenteve për shtyllat e tensionit të lartë. Germime per kanalizime të ujërave të shiut, drenazhe të ujërave të bardha, te rrjeteve elektrike, sinjalistikave dhe te argjinaturave per ndertimin e vaskave te peshkut.

Furnizimi me material ndertimi, inerte

Gjithashtu kompania jone ofron furnizime te materialeve te ndertimit, beton, tulla dhe tjegulla me karakteristika e ndryshme dhe cilesi te larte. Furnizim me inerte te te gjitha llojeve kjo ne varesi te porosive, pervec furnizimit me inerte ofrohet vendosja, nivelimi dhe ngjeshja e tyre ne objektet ose sheshet e ndertimit.

Mirembajtje, sistemime territoresh dhe zonash te gjelbra

Eksperience disa vjecare ne sektorin e mirembajtjes, te kontraktuar prej disa vitesh ne mirembajtjen e zones ajrore te Tirana International Airport, të një sipërfaqeje prej 197 hektarësh. Sherbime për mirëmbajtjen e zonave të gjelberta, mbjellje e barit dhe pemeve dekorative, prerja dhe transport i barit. Kryerja e te gjithave punimeve te nevojshme per punimet e ri-nivelimit te terreneve. Realizimin e punimeve te nevojshme me qellim mirembajtjen e sistemit te kanalizimeve tubave te shkarkimit dhe kanaleve nentokesore.

Transport te inerteve , lendeve minerare dhe makinerive te renda

Kurti-07 shpk ka ne pronesi te saj nje numer te konsiderueshem mjetesh transporti si, kamjoncina, kamione veteshkarkues per transporte te ndryshme si inerte dhe lende minerare. Qe prej nje dekade kompani jone ofron transortin e lendeve minerale per nje nga fabrikat lider ne prodhimin e tullave dhe tjegullave ne Shqiperi. Ne pronesi te saj jane edhe nje sere mjetesh te tjera per transportin e makinerive te renda si, trailera dhe rimorkiatore. Gjithashtu ne cdo kohe ofron sherbime transporti per trete per mallra dhe tonazhe te ndryshme.

Na Kontaktoni

Ne rast se keni nje projekt dhe kerkoni qe ta realizoni ne menyre cilesore dhe korrekte ne jemi te hapur
qe tju ofrojme sherbimet tona duke u bazuar ne eksperincen disa vjecare.

Partneret tane:

partner10
partner3